“Motivi i jetës time” është koncerti madhështor që po mban këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj në stadiumin “Air Albania”,datë kjo që përkon dhe me fillimin e karrierës së tij si artist 20 vjet më parë.
Në një konferencë për shtyp ditën e martë ai zbuloi detaje të aktivitetit, ku konfirmoi se ishin shitur deri në ato momente mbi 24 mijë bileta, ndërsa theksoi se kërkesa ishte edhe më e lartë, por stadiumi “Air Albania” nuk kishte më kapacitet.
“Ishte momenti për të bërë diçka të madhe, sepse ishte kurorëzimi i kësaj pune për të krijuar një rrugëtim dhe eksperiencë. Koncerti do të jetë i bukur dhe shumë energjik, nuk do të jetë ai koncerti i stilit të një salle të vogël. Janë momentet kyçe njerëzore që unë flas”, tha Alban Skënderaj.
Ai u shpreh se do të shoqërohej në koncert nga bashkëpunëtorja dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.
Kërkesa të shumta për bileta kishte edhe nga diaspora./ata