Forcat speciale të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë vazhdojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake në Azerbajxhan.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se në stërvitjen "Caucasian Eagle 2024" që filloi më 4 qershor, forcat e kamufluara kryen bastisje ndaj pozicioneve të armikut imagjinar.

Në stërvitje u lanë jashtë përdorimit qendra komanduese, mjetet e komunikimit të armikut imagjinar si dhe u neutralizua fuqia njerëzore.

Theksohet se janë përmbushur me sukses të gjitha detyrat e anëtarëve të forcave speciale./aa