Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur rajonin veriperëndimor Ujgur Xinjiang të Kinës të martën herët.

Sipas Qendrës kineze të Tërmeteve, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 22 kilometrash në zonën kufitare malore të qarkut Wushi.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin dhe në vendet fqinje të Kirgistanit dhe Kazakistanit.

Deri më tani nuk raportohet për viktima./aa