Detaje të reja janë raportuar nga mediat malazeze një ditë pas shpërthimit me bombë në qendër të kryeqytetit pranë Gjykatës.
Mladen Bulatoviq vrau veten dhe plagosi pesë persona me eksploziv në ndërtesën e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Podgoricë. Inspektorët policorë nga Podgorica dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nga Danilovgrad kanë kaluar me orë të tëra dje, me urdhër të prokurores së lartë Snežana Shisheviq, duke hequr gjurmët nga vendi i ngjarjes.Granata e dorës M75, me shumë gjasa e ngjitur në brezin e Mladen Bulatoviqit , është aktivizuar kur dyzetvjeçari, rreth orës 11:35, ka bërë një hap drejt derës së daljes së Gjykatës Themelore në Podgoricë, pak sekonda pasi ka hyrë në objekt. Nga shpërthimi janë lënduar pesë persona, nga të cilët Marija Raduloviq (42) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa katër të tjerë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente për shkak të stresit. Në mesin e të plagosurve është edhe avokati Branimir Vukçeviq (44).
Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi, Dr.Ljiljana Raduloviq , ka sqaruar se pesë pacientë kanë lëndime fizike, ndërsa pjesa tjetër kanë reaksion stresi dhe tronditje shoku. Ajo po ashtu tha se një paciente i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, por gjendja e saj pas kësaj ka qenë stabile.
“Për pacientët e tjerë shpresojmë që të kalojnë vetëm me trajtim konservativ dhe të mos kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm kirurgjik. Të katër pacientët që aktualisht ndodhen në Qendrën Klinike kanë parametra të qëndrueshëm vital”, u tha ajo dje gazetarëve.
Kryetari i Odës së Avokatëve, Zdravko Begoviq , tha se kolegu i tij Vukçeviq ka pësuar lëndime në pjesën e këmbës dhe qafës, por se nuk është në rrezik për jetën.
“Është në një traumë të tmerrshme psikologjike, besoj se do të kalojë. Dy punonjës të gjykatës dhe tre qytetarë janë lënduar gjithashtu”, u tha ai gazetarëve para QKKG-së.
Inspektorët policorë nga Podgorica dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nga Danilovgrad dje, me urdhër të prokurores së lartë Snezhana Shisheviq , kanë larguar gjurmët nga vendi i ngjarjes.
Sfida e tyre kryesore, megjithatë, është të përcaktojnë se çfarë ose kush e detyroi Bulatoviqin të aktivizojë bombën në derën e ndërtesës ku ndodhet Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore e Podgoricës.
Kush ishte Mladen Bulatoviq, autori i bombës i dënuar disa herë
40-vjeçari që kreu shpërthimin ditën e djeshme u divorcua nga gruaja e tij në vitin 2017 dhe kishte detyrimin gjyqësor për të paguar mbështetjen e fëmijëve.
Sipas dosjes kriminale, ai është dënuar disa herë. Në vitin 2018, ai u dënua me tre vjet e dy muaj burg për kontrabandë droge në Gjykatën e Lartë të Bjelo Poljes. Në Gjykatën Themelore në Podgoricë në vitin 2009 ai ishte dënuar me gjobë për rrezikim të sigurisë, ndërsa një vit më parë në të njëjtën gjykatë ishte dënuar me 30 ditë burg për falsifikim të dokumentit. Në dhjetor 2018, ai u dënua me 35 ditë burg për mospagesë të alimentacionit.
Gjykata Themelore në Podgoricë dje njoftoi se Bulatoviq ishte dënuar për të njëjtën vepër në mesin e vitit të kaluar. Sipas deklaratave të tyre, gjykata e ka urdhëruar atë që të shlyejë mospagesën e ushqimit fëmijës dhe ish-bashkëshortes së tij duke i shërbyer interesit publik.
Ata saktësuan se Bulatoviq nuk ka pasur një seancë të caktuar dje dhe as nuk i është dërguar ftesë për të ardhur në atë ndërtesë.