Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd James Austin, vizitoi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të zhvilluar kontakte zyrtare.

Austin në llogarinë e tij në rrjetet sociale postoi foton e tij të realizuar në Stacionin e Trenit të Kievit.

Duke theksuar se ai vizitoi Kievin për herë të katërt si Sekretar i Shtetit i SHBA-së, Austin tha: "(Kjo vizitë) tregon se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës së bashku me komunitetin ndërkombëtar".

Në deklaratën e bërë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), u njoftua se Austin do të takohet me zyrtarë të qeverisë ukrainase në kuadër të vizitës së tij në Kiev.

"Sekretari do të nënvizojë angazhimin e SHBA-së për t'i ofruar Ukrainës ndihmën e sigurisë që i nevojitet për t'u mbrojtur kundër agresionit rus në fushën e betejës", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Austin do të mbajë një fjalim në fund të vizitës së tij dhe do të shpjegojë "përse Lufta e Ukrainës është e rëndësishme për sigurinë e SHBA-së".

Në deklaratë thuhet se Austin që nga prilli 2022 ka formuar një koalicion të quajtur "Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG)", i cili përfshin afërsisht 50 vende për të ndihmuar Ukrainën.

"Vendet e UDCG kanë ofruar miliarda dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën dhe ndihmuan në hapjen e rrugës për të ndërtuar bazën e fuqisë industriale që do t'i mundësonte të pengonte agresionin e ardhshëm rus", thuhet në deklaratë./aa