Eventi "Guinness Albania 2024" ka mbledhur së bashku mijëra persona të moshave të ndryshme, kryesisht nxënës të shkollave të Tiranës, për “shfaqjen e solidaritetit, dashurisë për natyrën, sportin dhe komunikimin njerëzor”.

Në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë u organizua eventi me pjesëmarrjen e pedaluesve, nxënësve, mësueve dhe të pasiounuarve pas biçikletave, të veshur me bluza në ngjyrën e kuqe, synimi i të cilit ishte të krijohej forma e biçikletës me trupat njerëzorë, për të vendosur rekord të ri Guinness.

Pjesëmarrësit, duke u bazuar në rregullat e Rekordeve Botërore Guinness, formuan "imazhin njerëzor të një biçiklete", ndërkohë nuk u arrit të vendosej një rekord i ri, për shkak të mos plotësimit të numrit të personave.

Të pranishëm në event ishin edhe përfaqësuesit të Rekordeve Botërore Guinnes, të cilët konfirmuan se të pranishëm ishin 2.098 persona, nga 2.620 që duheshin për rekordin e ri.

Eventi u i cili u mbështet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës, u organizua nën kujdesin e organizatave të ndryshme, aktivistëve dhe pjesëtarëve të botës së artit.

Sipas organizatorëve, me anë të eventit synohet të nxitet komunikimi prindër-fëmijë si dhe promovimi i Tiranës si qytet i vitalitetit, bashkëjetesës dhe tolerancës./aa