/ Kryeministri Edi Rama uroi sot mundësin Islam Dudaev, i cili i dha Shqipërisë medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike.

Islam Dudaev fitoi kundër hungarezit Iszmail Muszukajev në finalen për medaljen e bronztë, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.

“Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kryeministri Rama.

“Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, thekson kreu i qeverisë.

“Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, nënvizoi më tej Rama.

Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë./ata