Të prekurit e tërmeteve që muajin e kaluar goditën Türkiye-n po mirëpriten nëpër të gjitha provincat e vendit.
Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, shumë njerëz u drejtuan në vende më të sigurta.
Viktimat e tërmetit, përfshirë ata që u larguan nga rajoni me mjetet e tyre, u vendosën në hotele, bujtina, konvikte të lidhura me Ministrinë Turke të Rinisë dhe Sporteve, si dhe tek të afërmit e tyre ose familjet vullnetare në provinca të ndryshme.
Gjithashtu, përkrahja psikosociale po ofrohet për të rriturit dhe fëmijët e prekur.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu, kryeqyteti turk Ankaraja pret më së shumti viktima nga tërmeti, gjithsej 237.215 persona. Më pas vijnë provinca Antalya me rreth 155 mijë; Izmiri me rreth 70 mijë, Mersini me 62.184 persona, Konya me 53.877 persona dhe Elazig me rreth 50 mijë persona.
Më shumë se 45 mijë persona humbën jetën Türkiye në tërmetet e 6 shkurtit./AA