Një avion indonezian bëri një ulje emergjente pasi një nga motorët e tij mori flakë menjëherë pas ngritjes.

Avion i kompanisë ajrore "Garuda Indonesia", i nisur për në qytetin e Medines së Arabisë Saudite, ishte nisur nga qyteti Makassar, në ishullin lindor Sulawesi të Indonezisë, me 468 pasagjerë në bord.

Sipas transmetuesit lokal Kompas TV, avioni Boeing 747-400 u kthye menjëherë në aeroportin e tij të nisjes pasi u vunë re flakët duke dalë nga një prej motorëve.

Në raportim thuhet se të gjithë 450 pasagjerët të cilët ishin nisur për të kryer Haxhin si dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, u evakuuan në mënyrë të sigurt pa asnjë lëndim.

Zëdhënësja e Ministrisë së Çështjeve Fetare, Anna Hasbie, i kërkoi kompanisë ajrore të veprojë në mënyrë profesionale.

Ministria mbajti një takim koordinues për të adresuar incidentin, duke lëshuar një paralajmërim të fuqishëm për kompaninë ajrore./aa