Një festë e madhe shqiptarësh po ndodh në mes të Lodrës.
Në parkun “Child Haill Park” po mbahet festa e komunitetit dhe Festa e Fëmijëve, e cila kurorëzohet edhe me mbylljen e vitit akademik 2023-2024, në mësimin plotësues të gjuhës shqipe të shkollave shqipe!
Organizatorët shprehen të lumtur për faktin se këtë vit bashkëpunimi midis shkollave shqipe në Angli u kurorëzua me krijimin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar!
Ky fakt, sipas tyre, shënoi një arritje të mrekullueshme bashkëpunimi dhe ky aktivitet i ka bërë bashkë disa nga përfaqësuesit e kësaj Lidhjeje.
Programi do të jetë i larmishëm me interpretime poetike nga aktorë të njohur shqiptarë, krijues dhe poetë që janë pjesë e komunitetit shqiptar në Britani.
Aktiviteti është i konceptuar me ndërthurjen e programeve artistike të katër shkollave shqipe “Ardhmëria” (Westminster, Bexleyheath, Bromley, Luton); Me programin artistik të Shoqatës “Arbëria”.
Festa e sotme organizohet nën kujdesin dhe pjesëmarrjen e veçantë të Lutfi Vatës, drejtor i Shoqatës Ardhmeria dhe kryetar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Të ftuar specialë në këtë aktivitet mësohet janë Ambasadori i Shqipërisë, Uran Ferizi; Përfaqësuesja e Ambasadës së Kosovës, znj. Valmira Thaçi Musa: si dhe deputeti i Partisë Socialise në Kuvendin e Shqipërisë, Lavdrim Krashi, i cili është dhe kryetar i bordit “Ardhmëria”.
Me date 9 Qershor 2024, ora 12-00 ne Childs Hill Park, ne Golders Green te gjithe duke festuar se bashku!
1 Qershori “Dita e Fëmijëve”dhe Dita e Konunitetit!
Tashmë është bërë traditë që të shënohet festa e 1 Qershorit , Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në mesin e fëmijëve të shkollave në Londër, nga organizatat shqipëtare.
Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e komunitetit në Childs Hill Park dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Botës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.
Organizata të ndryshme që veprojnë në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për indiferencën e shtetit ndaj fatit të këtyre fëmijëve që detyrohen të rrinë nëpër rrugë duke lypur, vjedhur apo shitur trupin e tyre. Në kuadër të kësaj dite, në mbarë vendin organizohen aktivitete të shumta nga kopshtet dhe shkollat për të argëtuar dhe lumturuar fëmijët në ditën e tyre. Në Childs Hill park është planifikuar edhe një koncert i madh festiv kushtuar tërësisht fëmijëve, ku pritet të përshëndesin dhe drejtuesit e komunitetit të shoqave të ndryshme.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por nuk ka të bëjë me komunizmin. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festen ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
Me rastin e festës ndërkombëtare të fëmijëve te 1 Qershorit, Shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, JU FTOJME, më datën 9 Qershor 2024 diten e Diel ora 12-00, një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar fëmijëve të komunitetit në një nga mjediset më të bukura dhe më të populluara me traditën dhe mirëgjetjen shqiptare, pikërisht në Childs Hill Park në Golders Green, NË11 8NL me Restorantin e Shqiptarëve pranë. Koncert Live me kengetare te muzikes popullore dhe program kulturor artistik nga femijet e shkollave shqipe./Tema