Filmi dokumentar me titull “Another Day”, me regji të Eneos Çarka, është shpallur fitues i çmimit “BALKAN DOX AWARD” në edicionin e 23 të International Documentary and Short Film Festival, DokuFest, që u zhvillua në Prizren, Kosovë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky film dokumentar është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Dokumentari artistik “Another day” nga regjisori Eneos Çarka ka në fokus njerëz dhe ngjarje nga jeta. Filmi i Çarkës, i pari i metrazhit të gjatë, ku një pjesë e mirë e xhirimeve janë bërë në Milano dhe në Rimini të Italisë, por ka dhe një pjesë të vogël në Tiranë dhe Shkodër. Regjisori Çarka tregon se për realizmin e këtij filmi ka qenë një punë që ka vijuar në 5 vite./ata