Partia Socialiste i kërkoi sot Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën masa displinore për 5 deputetë të grupit parlamentar të Partisë.

Kjo kërkesë vjen pas bllokimit të foltores dhe kaosit të shkaktuar në seancën e shkuar.

Mazhoranca kërkon ndëshkim për Flamur Nokën, i cili u përjashtua nga seanca nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi përdori gjuhë fyese.

Gjithashtu masë kërkohet edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet  ditën  e sotme, ora 13.00,  për shqyrtimin e kësaj kërkese./ata