1400 nxënës do të mësojnë në shkollën e rindërtuar “Emin Duraku’ në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e reja të kësaj shkolle
Rama theksoi se, shkolla e rilindur “Emin Duraku” në Tiranë, ka hapur dyert për 1400 nxënës sipas standardeve të BE.
Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, në Tiranë, tashmë ka rihapur dyert e saj pas rindërtimit falë programit “EU4Schools”, të zbatuar nga UNDP.
1400 nxënës dhe 50 mësues tani mësojnë e punojnë në objektet moderne të ndërtuara sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë laboratorë të avancuar, një bibliotekë dhe një palestër të re./ata