Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, vlerësoi sot figurën e personalitetit arbëresh, Mario Brunetti, pas ndarjes së tij nga jeta.

Spiropali shprehet se, Brunetti mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali.

“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti! Atij, që me përpjekje si rrallëkush mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike! Parlamentarit që për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës. Intelektualit, vepra e të cilit u bë një urë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, që afroi njerëzit, kulturat dhe institucionet!”, u shpreh Spiropali në reagim./ata