Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Sipas një deklarate të bërë nga ministria e jashtme ruse, thuhet se Lavrov u takua me Wang në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS që mbahet në qytetin, Nizhny Novgorod të Rusisë

Duke shprehur kënqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieeve dypalëshe të partneritetit strategjik në një mjedis me turbulenca globale në rritje, ministrat shkëmbyen pikëpamje gjithëpërfshirëse rreth situatës aktuale dhe pritshmërive për zhvillimin e mëtejshëm të BRICS.

Sipas deklaratës, të dy ministrat diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Azi-Paqësor "duke marrë parasysh linjën e SHBA-së për krijimin e strukturave të mbyllura ushtarake dhe politike me orientim anti-rusi dhe anti-Kinë në këtë rajon".

Ministri i jashtëm rus, Lavrov falenderoi homologun e tij kinez për "linjat e balancuara dhe të qëndrueshme për krizën rreth Ukrainës", si dhe lidhur me vendimin e Pekinit për të mos dërguar përfaqësues në "Konferencën e paqes" të planifikuar në Zvicër./aa