Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka marrë nën kontroll njësinë e vendbanimit Staromaiorske në rajonin e Donetskut i cili ndodhej nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

"Njësitë Lindore të Forcave të Armatosura të Rusisë vazhdojnë përparimin në Donbas. Njësitë ushtarake çliruan vendbanimin Staromaiorske në Republikën Popullore të Donetskut", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Njësitë e mbrojtjes ajrore ruse goditën një avion luftarak Mig-29 të Forcave Ajrore të Ukrainës. Në ditën e fundit janë goditur 2 raketa kundër detare Neptun, 2 raketa HARM të prodhimit të SHBA-së, 4 Hammer të prodhimit francez dhe raketa JDAM të prodhimit amerikan, 7 raketa HIMARS dhe Uragan të prodhimit amerikan si dhe 51 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës, theksohet në deklaratë./aa