Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të martën konfirmimin e vendimit të Shkallës së Parë për konfiskimin e pasurive të Denis Matoshit (Eldi Dizdari), i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ky shtetas akuzohet nga drejtësia italiane si i përfshirë në “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.

SPAK njofton se, sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.

Lidhur me rastin në fjalë, SPAK njofton se “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Pasuria e konfiskuar:

-Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr. 8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1 m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

-Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr. 8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3 m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

-Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr. 8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

-Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr. 8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125,82 lekë.

-Shuma e parave prej 40 000 (dyzet mijë) euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;

-Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh./ata