Kroacia e ka regjistruar daljen më të ulët të votuesve në zgjedhjet evropiane dhe theu rekordin për pjesëmarrje të ulët të mbajtur deri më tani nga Sllovakia, thonë të dhënat e Parlamentit Evropian.

Sipas të dhënave të përkohshme, pjesëmarrja e votuesve në BE ishte rreth 51 për qind, pak më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019, kur votuan 50,66 për qind.

Vetëm 21,34 përqind e votuesve në Kroaci votuan të dielën, dukshëm më pak se në zgjedhjet e mëparshme kur votuan 29,85 për qind.

Në këto zgjedhje, Kroacia dhe Lituania janë të vetmet shtete anëtare ku pjesëmarrja ishte nën 30 për qind. Për shkak të pjesëmarrjes së ulët, Kroacia theu rekordin e vendosur nga Sllovakia në vitin 2019.

Në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2019, Sllovakia kishte pjesëmarrje më të ulët se Kroacia, me 22,74 për qind, ndërsa pjesëmarrja tani është rritur në 34,38 për qind. Në zgjedhjet evropiane në 2019 në Sllovenia kishin votuar 28,89 për qind të turpit votues, kurse në zgjedhjet e fundit dalja është rritur 40,99 për qind.

Në Lituani votuan 28,94 për qind dhe një pjesëmarrje pak më e lartë ishte në Bullgari, 31,38 për qind.

Pjesëmarrja më e madhe ishte në Belgjikë, 89,2 për qind, ku zgjedhjet federale parlamentare dhe rajonale u mbajtën paralelisht, e ndjekur nga 82,3 për qind në Luksemburg, 72,8 për qind në Maltë.

Në pesë vende të BE-së (Belgjikë, Bullgari, Luksemburg, Qipro dhe Greqi) votimi është detyrim ligjor, por pavarësisht kësaj, në Bullgari, ku pati edhe zgjedhje parlamentare, votuan vetëm 31,8 për qind e votuesve.

Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian u mbajtën në vitin 1979, kur dolën 61,99 për qind. Prej atëherë, pjesëmarrja ka rënë në mënyrë të vazhdueshme dhe në vitin 2014 votuan vetëm 42,61 për qind e të trupit votues. Në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019, kjo tendencë u përmbys dhe 50,66 për qind e votuesve dolën në votime./TRT