Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, theksoi se në këtë fazë në rripin e Gazës ku vazhdojnë sulmet e Izraelit, prioriteti është t‘i jepet fund këtyre sulmeve.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme e Katarit, thuhet se Al Thani u takua në Doha me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Ndërsa rishikuan bashkëpunimin mes Katarit dhe Britanisë, palët diskutuan zhvillimet në rajon, kryesisht Rripin e Gazës dhe territoret palestineze nën pushtim.

Ministri i Jashtëm i Katarit, duke vënë në dukje sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, tha: "Në këtë fazë prioriteti duhet të jetë përfundimi i luftës në Gaza dhe parandalimi i përhapjes së tij. Kjo do të ofrojë kontribut për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar".

Ministri Al Thani më tej vuri theksin mbi nevojën për rritjen e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për uljen e tensionit në rajon.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, në kuadrin e turit në Lindjen e Mesme vizitoi Katarin pas vizitës që ai zhvilloi në Izrael dhe në territoret e pushtuara të Palestinës./aa