Nga Ornela Radovicka

Shpesh herë kur flitet për botën arbërshe kemi dëgjuar shprehjen:UNESKO ka deklaruar Arbërishten e arbëreshëve të Italisë si  gjuhë në rrezik zhdukje!

Para disa ditesh Gazzeta Ufficiale nr 121 në Itali, iu dha mundësinë arbërshëve të Kalabrisë përdorim e ARBËRISHTES,  si gjuhë Zyrtare në gazetari, radiofoni, e shumë programe, në  RAI në Kalabri të Italisë.

Por sa i ndihmon arbëreshët sot ky fakt historik? A janë gati Arbëreshët për të kryer emisione, programe  të këtij kalibri vetëm duke u shprehur  nëpërmjet  gjuhës lokale?

 

Si është situata e mësimit të gjuhës arbërshe në Kalabri, dhe sa prej fëmijëve e flasin këtë gjuhë?

A e dëshirojnë Arbëreshët Unifikimin e Gjuhës së tyre apo preferojnë vetëm të folmen e tyre lokale?.

 

Për të prekur disi këto argumenta  Le të bëjmë një udhëtim empirik  mbi botën arbëreshe duke i prekur sado pak këtë argumenta, sa të vështira si një thikë me dy prerse.

 

Ligji 482\ 99 siç e dimë i jep popullsisë arbëreshe mundësinë fakoltative të studimit të gjuhës arbëreshe kështu që flasim për të folmen e arbëreshëve, “Arbërishten” e cila nuk do të thotë; Gjuha standart shqipe. Nëse shumë vite më parë gjuha e arbëreshëve konsiderohej si Dialekt, varjant  i gjuhës shqipe, sot Arbërishtja  është gjuhë më vete dhe për këtë duhet të mësohemi me termat Gjuhë arbëreshe dhe Gjuha shqipe, të cilat  edhe për shtetin  italian janë dy gjuhë më vete.  Me ligjin 482\99 shteti italian tutelon arbërishten dhe jo shqipen standart

 

A komunikojnë arbërisht fëmijët e shkollave me popullsi arbëreshe ?

Sipas një hulumtimi nëpërmjet  të deleguarit  të Qëndrës A. Bellusci Prof inxhinierit Tommaso Ferrara , (zhvilluar pranë disa shkollave arbëreshe, në Kalabri  ku prej të cilës ne veçojmë  Çivita(e jo pa qëllim sepse është një qytezë që rrihet shpesh nga vizitatorë, grupe shqiptarësh, ku bëhen shkëmbime kulturore dhe artistike me vëllezër shqiptar), vemë re që gjendja e gjuhës arbërshe  tek fëmijët  është për  të “ venë dart në kokë, të thërrsim me “Oi” do thoshte dikush nga jugu i Shqipërisë,  sapo ti kishte hidhur një sy listës së paraqitur). Në Civita\ Cifti, asnjë prej fëmijëve arbëresh nuk flet arbërisht! Ky shembull, që sollëm është për të kuptuar se sa në agoni është arbërishtja!

 

Inxhinier Tomasso Ferrara i deleguar dhe bashkpunëor me Qëndrën Albanologjike A.Bellusci  në mbështetjen  dhe pëlqimin e Drejtorëve të Shkollës eng. Pandusa dhe inxh. Maletta ka bërë  një sondazh në disa shkolla të ngulimeve arbëreshe. Brezat e rinj që ndjekin shkollat ​​e detyrueshme (fëmijët e moshës 3 deri në 18 vjeç).

Për secilën komunë arbëreshe ku janë bërë kërkime janë regjistruar këto të dhëna:

Acquaformosa

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

14 (quattordici) su 28

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

11 (undici) su 12

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 13 anni presenti a ACQUAFORMOSA

Su 40 alunni 25 parla l’ARBERESHE (62,5% del totale)

Civita

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

0 (zero) su 26

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 10 anni presenti a CIVITA

Su 26 alunni 0 parla l’ARBERESHE (0 % del totale)

 

Firmo

Scuola Dell’infanzia: (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

2 (due) su 29

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

22 (ventidue) su 67

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

29 (ventinove) su 52

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a FIRMO

Su 40 alunni 148 parla l’ARBERESHE (27 % del totale)

 

Frascineto

Scuola Dell’infanzia: (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (uno) su 16

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (uno) su 47

Scuola Secondaria DI 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

14 (quattordici) su 55

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a FRASCINETO

Su 118 alunni 16 parla l’ARBERESHE (13,6% del totale)

 

Lungro

Scuola dell’infanzia : (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

26(ventisei) su 46

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

37 (trentasette) su 62

Scuola Secondaria DI 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

43 (quarantatre) su 48

Scuola Secondaria di 2° liceo scientifico : (alunni da 14 a 18 anni) i ragazzi che parlano

l’arbereshe risultano:

39 (trentanove) su 54

Scuola Secondaria Di 2° Ipsia : (alunni da 14 a 18 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe

risultano:

32 (trentadue) su 63

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 18 anni presenti a LUNGRO

Su 273 alunni 177 parla l’ARBERESHE (64,8% del totale)

 

S. BASILE

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

0 (trentacinque) su 13

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (quarantuno) su 7

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 13 anni presenti a S.BASILE

Su 20 alunni 1 parla l’ARBERESHE (5 % del totale)

 

Spezzano Albanese

Scuola Dell’infanzia : (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

5 (cinque) su 109

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

 

35 (trentacinque) su 279

Scuola Secondaria Di 1°: (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

41 (quarantuno) su 183

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a Spezzano Albanese

Su 571 alunni 81 parla l’ARBERESHE (14,2% del totale)

 

Për sa i përket shkollave të S. Demetrio Corone (S DEMETRIO – S. SOFIA – S. GIORGIO – S. COSMO – VACCARIZZO) janë duke u përpunuar por deri tani  Drejtori i Shkollës nuk ka dhënë mundësinë  të bënte një regjistrim për njohjen e gjuhës arbëreshe  si në ngulimet e lart përmendur- thotë Tommaso Ferrara.Mendojmë se deri në fund të vitit ky censiment do të plotësohet.  

Shpesh pyes veten si ka mundësi që kjo Arbëri të “katandiset” e të asimilohet në këtë gjendje kur jo më pak se  40 vjet më parë  fëmijët në familjet e arbëreshëve viheshin në ndëshkim nësë flisnin në shtëpi italisht?. Nuk po zgjatem dhe të flas për faktorët, politik,  gjeopolitik, social, istituzional, apo globalizimi(e midis shumë shkaqeve, faktori bazë, familjet  arbëreshe ku prindërit  kanë pushuar së foluri arbërishten në familje), shkaqe, që ndikuan të arrihej në këtë gjëndje e cila  paraqitet sot Arbëria.  Por Lind Pyetja a është në gjendje një Arbëri në “agoni” e shpallur nga Unesco me  gjuhë në rrezik zhdukje të vendosi fatet e saja?  A duan arbëreshët të ruajnë gjuhën e tyre lokale,  e të krijojnë një Gjuhë të përbashkët nacionale mbështetur në 52 të folurat arbëreshe, dhe ku nuk arrihet nëpërmjet arbërishtes të plotësohet  me gjuhën shqipe?

Arbëreshët janë vëllezër me shqiptarët, por ata janë edhe me një kulturë “ndryshe” prej tyre

Ku qëndron ky ndryshimi? 

Arbërshë të Italisë,  jetojnë 600 vjet larg prej  territorit nga të cilët u larguan.

Ata janë emigrantë shqipfolës, ardhur nga gadishulli shqipfolës nga fillimet e shekullit  - katërmbëdhjetë- pesëmbëdhjetë e deri  me emigrimin e fundit të Vila Badessa 1743.

Arbëreshët  kanë kulturë bizantine,(ata që nuk u asimiluan në ritin latin) e  ruajnë ende sot  ritin e  Kostandinopojës, të përmbledhur në dy  Diogjeza; Ungra dhe Hora e Arbëreshvet. Nga pikpamja juridike  janë  nën juridiksionin e Papës në Romës dhe për kët janë një popull Unik në rruzull.

Arbëreshët kanë një kulturë 600 vjeçare në territorin Italianë. Ky popull i mëncur, i butë por edhe fort ka dhënë një kontributë të pashlyer shtetit Italian si në Bashkimin e saj, në formimin e saj e deri në krijimin e kushtetutës së saj.

Arbëreshët  në kulturën e tyre kanë simbole identiteti si; kostumi grave,(ndërsa burrat nuk kanë trashëguar kostumin e tyre), kanë shumë fjalë  në arbërisht që nuk janë as fjalë që përdorim në shqipen standarte, por nuk janë as huazime rajonale, as italianizma, dhe pikërisht për këtë të fundit ata përbëjnë  edhe një pasuri për fjalorin Arbërisht.

 

Kontrastet midis të folmes arbëreshe “ Arbërishtja” dhe Botës akademike 

Siç përmendem edhe më sipër Arbëreshët konsiderojnë gjuhën e tyre, ARBËRISHTJA që nuk konsiderohet si  gjuhë shqipe e sotme. 

Kë quajnë ata “ Arbërishte”? Komunikimin e tyre, në  afërsisht 30 ngulime, të përcjellë  gojarisht nga prindi tek fëmija  për rreth 600 vjet. Të folmen e tyre lokale  ata e quajnë  Arbërishte dhe  kanë proklamuar se Arbërishtja nuk duhet të konsiderohet prej akademikëve as varjant as dialekt  i gjuhës shqipe, por Arbërishtja të konsiderohet GJUHË me plot kuptimin e fjalës .

Le të shohim në formë empirike ku qendrojnë këto mospërputhje,paradokse dhe  kontradita mes asaj që duan arbëreshet, dhe atë që ofrojnë istitucionet akademike. 

1-    Katedra gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Itali e konsideron Arbërishten, varjant ose ndryshe Dialekt të gjuhës shqipe, ndërsa populli arbëresh e konsideron Arbërishten gjuhë në plot kuptimin e saj, dhe kjo paraqet një paradoks.

2-    Ligjit 482\99 që tutelon arbëreshët, me TERMIN ARBËRESH të shtatë krahinat  të karakterit historik me gjuhën minoritare “arbëreshe”  ndërsa  Katedrat e gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Kalabri, Sicili, Napoli e gjetkë flasin ende me termin  “Gjuhë shqipe”, duke konsideruar faktin se  “Gjuha Shqipe” nuk është e mbrojtur nga ky ligj. Pra  shteti të tutelon, të mbron e të njeh fonde vetëm  nëpërmjet  ligjin 482\99, nëse ti do t’iu mësosh fëmijëve “Arbërishten”  dhe jo  Gjuhën e sotme shqipe standart! 

3-    Katedrat në Kalabri, apo në Napoli,  vite me rradhe janë marrë më tepër me studime e doktoratura, student shqiptar, pedagogë për kërkime shkencore, e  nga këto katedra  kanë dalë  mësues ku mësohej shqip, por  ligji  482\99 kërkon mësues që të njohin gjuhën arbërishte.

4-     Nuk gjenden më katedra të mirëfillta për mësimin e gjuhës arbërishte ku të “fabrikohen” mësues për gjuhën dhe kulturën arbëreshe

 

Ç’farë ofron bota akademike për arbërishten?

Le të prekim disi Kalabrinë meqënse popullsia më e madhe është e përqëndruar atje.

Sot për sot  për mësimin e gjuhës arbëreshe në Kalabri janë në qarkullim dy tekste “Alfabetizzazione” në dy volume publikuar në vitin 2000,  si edhe  teksti  Arbërisht? Përse Jo?  Kurs i shkurtër në gjuhën shqipe (?) botuar në 2022-2023. Të dyja deri diku kanë patur mbështetjen e katedrave. Alfabettizzazioni u realizua nga shefi i Katedrës gjuhës dhe letrsisë në Napoli profesor   Italo Fortino, ndërsa Arbërisht? përse Jo? Mbështetur nga Universiteti i Kozensës me drejtuesin e Katedrës gjuha dhe kulturës arbëreshe.

 A është i mjaftueshëm një tekst kursi për të mbajtur gjallë gjuhën arbëreshe apo lind nevoja urgjente e  Unifikimit të arbëreshtes për sistemin shkollor?

1-    Nëse ligji  iu ufron arbëreshëve mësimin e gjuhës arbëreshe,(edhe pse në formë jo të detyrueshme) lind pyetja se cilën arbërishte do të studjohet në shkolla kur ende nuk është arritur njëhësimi  i arbërishtes?

2-     RAI në Itali  nëpërmjet Gazzetës Uficciale  dhanë mundësinë e përdorimit të arbërishtes në Gazetari si edhe në radiofoninë . Pyetja lind se  në cilën arbërishte do të flitet dhe  “sottotioli” në cilën  të foleme  do të vendosen? Nuk mund të vendosen nëntitujt në arbërishten lokale sepse  nuk është e mundur të realzohen 52 të folme duke konsideruar që janë 52 ngulime? Pra mungon gjuha e Unifikuar. 

3-     Si mund të  mësohet në kurrikulat shkollore Arbërishtja (kujdes, tham se arbërishtja  nuk është gjuha shqipe standarte), kur  akademikët me katedrat e tyre  nuk kanë realizar  produktet gjuhësore si fonetikë, morfologji, sintaksë etje.

Kanë kaluar mbi tre dekada dhe Gjuha arbëreshe është lakuar dhe stërlakuar, është abuzuar mbi të, është mistifikuar ndaj saj, shumë kanë përfituar në emrin e saj, kjo  është e turpshme por është akoma më e turpshme që po kalon koha,arbërishtja është në tehun e thikës së asimilimit të saj dhe asgjë nuk po bëhet nga istitucionet për unifikimin e saj!  

A egziston ndonjë mundësi  apo ndonjë model që arbëreshët duhet ndjekur për unifikimin e e këtyre 52 qytezave?

Një model që mund të ndjekin, bota abëreshe ndoshta e ka gati, dhe mund të jetë modeli që zgjodhi Kisha arbëreshe Bizantine në Kalabri, Eparkia e Ungrës. Por le të njohemi disi me këtë “Model”

Cila  është Eparkia e Ungrës dhe si arriti përdorimin e gjuhës unifikar arbëreshe?

Eparkia e Ungrës bënë pjesë në kishën Arbëreshe pjesë përbërse e tre rretheve:

Diogjesa e Ungëres, themeliuar në 1919,

Diogjeza e Piana degli Albanesi\ Hora e Arbëreshëvet 1937,

dhe GrottaFerrata e cila ishte krijuar në vitet 1000 nga Bizantët San Nili.

Trasformimit në kishë arbëreshe ishte se në të shkuan  monakët e Mezzojuzos, në shekuj  u frekuentua nga shumë studiues të botës  arbërshe, dhe Papa iu dha mundësinë që kjo Eparki të kthehej në Italo shqiptare.

Sot kjo kishë arbëreshe është mbyllur dhe i ka kaluar një kardinali të ritit katolik.   

 

Dallimi midis Eparkisë së Ungrës dhe Piana degli alanaesi nga ajo e GrottaFerrata 

Nëse dy Eparkitë ajo e Ungrës dhe ajo e Horës së Arbërshëve lindin si kisha  Italo- Shqiptare,

Kisha e Grottaferratës ishte një kishe greke- bizantine. Ajo nuk lindi si kishe arbëreshe, e tillë u  kthye më  vonë, por asnjëherë nuk pati të njejtat karakteristike, me dy eparkitë.

Karakteristikën e parë ndrzshe e kemi nëse shohim artikull 349\ dhe 350 të Sinodo Eparkiale të 2010 ku shprehimisht thuhet se Eparkia  Grottaferrata është e ritit Italo- Grek , ndërsa dy Eparkitë e tjera lindnin si kisha Arbëreshe.  Dy Eparkitë mbajnë ritin e Kostandinopojës gjë e cila nuk ndodhi me kishën Greke bizantine të Grotaferratës.

 

Si arriti të krijohej një Koine për unifikimin e arbërishtes në Eparkinë e Ungrës.

Në vitin 1919 Krijohet Eparkia e parë arbëreshe në Ungra.

Dua t-iu kujtoj faktin historik se, pasi Istituti i Shën Adrianos ku formonte briftin Bizantin  u kthye në një Institut laik, formimi i prifërinjëve të ritit bizantin, kryhej nëpërmjet dy formacione

Një grup priftërinjësh, vinte nga formacioni  prej Seminarëve  latin siç ishte ajo e Cassano, Rossano etje  dhe  më vonë shkonin në koleggjin Grek në Romë ku pajiseshin me studimet bizantine

 Grupi tjetër i prifërinjëve,  formoheshin që të vegjël , dhe  fillonin në seminarin San Basile, kalonin për Grottaferrata, pastaj në Kolegjin grek të Romës.  

 

I pari peshkop i Eparkisë  së kishës arbëreshe ishte Giovanni Mele. Formacioni i tij ishte nëpërmjet seminarve latin, dhe më vonë formacion bizantin.  Mele ishte në moshë të re, dhe inteligjent  kur u vendos në krye të  Eparkisë.

Gjiovanni Mele,ishte kundër përdorimit të arbërishtes në liturgjinë bizantine.   

Në vitin 1965- 1966, Mele e konsideronte gjuhën arbërshe një gjuhë të varfër jo me vlerën e duhur për të përkthyer liturgjinë. Në Bolletinin eklaziatik të vitit 1965 dhe me në  12 shtator 1963, faqja  2118, Giovanni Mele shprehet  se gjuha shqipe është një gjuhë e varfër, dhe ndoshta   jo të denjë për të zëvendësuar greqishten e vjetër në liturgji dhe nuk  bënte pjesë e asaj rryme që liturgjia të përkthehej në gjuhën arbëreshe. Bolletinit eklaziatik të cilën ai themeloi në 1925 shkruhej  vetëm në italisht.

Profesor Solano, ishte pro përkthimit të liturgjisë në gjuhën shqipe. Solano veprat e tij të para ishin në arbërishten e të folmes lokale. Kontakti me Prof Camaj, Koliqin dhe me botë shqiptare, përforcoi gjuhën shqipe dhe themeloi dhe trejtoi katedrën e Gjuhës shqipe në Kalabri. Solano ndryshe nga Mele konsidernoi gjuhën arbërshe të pasur, gjuhë shpirtërore edhe e popullit arbëresh.

 

Edhe A. Bellusci, Ferrara, Emanuele Giordano, e shumë të tjerë ishin pjesë të atij korrenti që të bëhej  në  arbërisht ishte.

Krijimi i një Koinè të përbashkët

Pas shumë përpjekjesh Eparkia e Ungrës me parrokjet e saj në disa krahina të Italisë,  besimtarë të saj votojnë që të krijohet një gjuhë e përbashkët, duke u mbështetur në të folmen e lokale.

Kjo gjuhë e përbashkët e Kishës shqipatre bizantine u krye mes besimtarëve të saj në 1968

Përkthimi i liturgjisë në arbërisht

Zoti Emanuele Giordano, njohës shumë i mirë i greqishtes së lashtë me të cilën ishte shkruar liturgjia dha ndihmën kryesore në përkthimin e saj.

Liturgjia u përkthyer në arbërisht. I madhi Ernest Koliqi e konsideroi këtë akt një ndërrnarrje sa të vështirë por edhe aq të rëndësishëm. Kështu kisha  arbërshe arriti në unifikimin e gjuhës. 

 

Unifikimi i gjuhës arbërishte  i mbante besimtarët më të bashkuar.

Nje tjter peshkop i cili ishte revolucionar i kishës arbërshe bizantine ishte Stamati.

Sipas Dekretit “Stamati “ të 1968, Arbëreshët duhet ta mbanin liturgjinë e tyre në arbërisht, greqisht, ndërsa në Italisht do të kryej vetëm me leje të Peshkopit.

 

Më vonë pas vdekjes së Stamatit, një tjetër Peshkop u vendos në  Ungëra i quajtur  Lupinacci, i cili kishte kryer nga misionin e tij pranë në Eparkinën e Horës së Arbëreshëvet në Sicili, dhe  kthyer në Kalabri. Në Sicili Lupinacci ishte ndeshur me  revistën” Fjala e tim Zot”, dhe tani në Kalabri së bashku me AT Belluscin themeluan në 1989 Revistën dy gjuhësh  Lajme – Notizie.

Arsyeja që kjo  detyrë iu ngarkua At A. Belluscit, ishte se At Belusci ishte i vetmi që  rezultonte i rregjistruar në “Oridine dei giornalisti”, të asaj kohe  ku pesë vjet më parë kishte themeluar revistën “Lidhja”. Edhe sot  At Bellusci është ende Drejtor i kësaj reviste themeluar në 1989.

Kjo revistë ishte  e para revistë në gjuhën arbëreshe dhe përmbante artikuj jo vetë të mbarë botës arbërshe por edhe atë shqiptare. Në numërin e parë të saj shohim At Belliscin që shkruan për çështjen e Kosovës, dhe në vijim do të shohim  peshkopin Lupinacci i cili  së bashku me At Belluscin shkonte dhe takonte, arbëreshët e Molize, Kampagna, Bazilikata të cilët kishin  humbur ritin. Lupinacci nuk i përjashtonte, por kundrazi hapte krahët dhe kryente meshë në arbërisht dhe komunikonte në arbërisht. Për Lupinacci nuk egiston se je i ritit Bizantin apo latin, atij i intersonte Gjuha arbëreshe. Të ruhej Gjuha. Vëllezër të të njejtës gjuhë, atë arbërore. 

 

Në vitin 1995-1996 mblidhet Asamblea Eparkiale në Ungra, ku në të merrnin pjesë, shoqata katolike, studiues, besimtarët e parrokjeve bizantine, ku midis të tjerave në konkluzion lanë në fuqi “Dekretin Stamati” në të cilën thuhej se vetëm në Villa Badessa,(ngulim ky arbërsh) duhet të përdorte liturgjinë jo vetëm në shqip dhe greqisht por edhe në italisht. Dua të shtoj se është shumë interesante se si ky ngulim, që ishte edhe i fundit ngulim arbëresh themeluar në 1743,  ishte edhe ngulimi i cili u asimiluar më shpejt në gjuhë por jo në rit. 

 

Në 1990 Emanuele Giordano, përkthen edhe një pjesë biblës në arbërisht, disa salma, e këngë. Edhe kjo ishte një sukses i madh  duke konsideruar faktin se Emanuele Giordano ishte edhe krijuesi i Fjalorit arbërish që në 1962, dhe puna e tij ishte nga më të mirat.

 

Në vitin 2010 u mbajt Sinodo Intereparchiale në Ungra. Merrnin pjesë tre Eparkitë që ndodhen në territorin italian. Eparchia \ Diogjeza e Ungrës, Diogjeza e Piana degli Albanesi, Grottaferata  Romë (për herë të parë, ata  ishin mbledhur në vitin 1945. Në këtë Sinodo do të lexojmë artikullin 349,  ku thuhet qartë se në liturgjinë bizantine në gjuhën greke, gjuhe e cila nuk është e kuptueshme për popullin, ku vetëm disa vite më parë u bë e mundur përkthimi nga italishtja në shqip. 

 

Në vitet 1990 për mbajtjen gjallë të gjuhës Eparkia e Ungres  krijua edhe një “fletushkë e së Djelës”, të cilën Eparkia u shpërndan besimtarëve e saj bizantin çdo të djelë. Janë 52 fletë, çdo flet dhe argument për secilën javë të vitit.

Peshkopi Donato Oliveri, Peshkop i ditëve të sotme, misioni i tij kryesor është Gjuha. Pavarësisht se je i ritit latin apo bizantin kushdo arbërsh që do të mësoj gjuhën vë në dispozicion tektin dy volume të Alfabetizzazionit Falas.

 

Le të kthehemi tek Unifikimi i arbërishtes. Lind pyetja; Ku qëndron vështirësia që akoma arbërshët  nuk kanë një gjuhë të unifikuar kur egziston një Model,si  ai i Kishës, apo modeli që zgjodhi edhe katedra e Gjuhes në Napoli me shefin e Katedrës së asaj kohe Italo Fortina, kur nxorrën dy volumet  “Alfabetizzazioni”, edhe pse nuk mohoj  se këto dy volume kanë rëndësi të rishikohen, të modifikohet edhe për ndonjë fakt historik apo  përmbajtjen e ndonjë dogme. Por nga pikpamja gjuhësore mendoj se  janë dy volume që kanë vlera gjuhësore

 

Dikur priftërinjë albanologë e shkencëtarë, sot kisha arbëreshe me probleme të saj

Nuk themi se edhe Kisha arbëreshe po mban atë pishtarin e flaktë të Kishës arbëreshe si dikur kur priftërinjtë ishin albanolog, dhe parrokjet e tyre ishin shkolla të vërteta ku mësohej gjuha dhe kultura arbëreshe. Sot edhe Kisha arbërshe është prekur nga një krizë e thellë.

Janë reduktuar meshat në gjuhën arbëreshe, në disa kisha si ajo e Shën Baziles\ San Basile, ku  mesha thuhet vetëm në italisht dhe jo më në arbërisht. Besimtarët në gjuhën arbëreshe janë tkurrur shumë,  dhe mesha në shumë kisha  kërkohet në gjuhën italiane, për shkak të mos kuptimit të gjuhës.

Nga 40 priftërinjë që përfaqësojnë kishat arbëreshe 20 prej tyre janë të huaj me popullsi  rumene, gjë e cila duke mos i përkitur etnisë arbërershe e kryejnë këtë rit dhjesht si profesion dhe jo me pathosin e “senso di appartenenza”. Të paktë janë ata priftërinjë arbëresh që janë në fron për të mbajtur gjallë gjuhën, mund të permendim këtu Kishën në Shën Kostandino Albanese një djalosh i ri Giampiero Vaccaro i cili nuk mbyllet vetëm në sherbesa eklaziatike por u mëson arbërisht dhe mban gjallë botën arbërore në rit dhe gjuhë, në këtë ngulim arbëresh. 

 

Arbëreshët përballen mes vështirësive dhe me sakrifica arrijnë të mbajnë gjallë gjuhën, kulturën 

Arbërshët kanë demostruar gjithmonë dashurinë për gjuhën e të parëve të tyre, edhe pse me shumë vështirësi ata kanë hapur të ashtuquajtur KURSE,  për mësimin e gjuhës  arbërshe.  Kur mendoj vështirësitë sjellë ndërmend Prof Agostino Giordano, një individ që i ka dhënë shumë botës arbërshe,  që  ende sot, mban me shumë përpjekje revistën e tij në arbërisht  “Jeta Arbëreshe”, nuk nuk mund të anashkaloj prof Dimetrio Emanuele dhe revista e tij “ Katundi Yn”,  Costandino Bellusci, me fjalorët e tij, mësuesi i palodhur Karmine Stamile,Professorin e Piana degli albanesi Zef Skiroi di Maggio,  por edhe individ si  Padre Lanza, Vicenzo Cucci, Cettina Mazei, të ndjerin Zef Chiaramonte, Fernanda Pugliese, Annunziata Bua, e shumë mësues  të të tjerë të botës arbërshe, përfshirë edhe Sicilinë.  

 

Siç shohim Arbërisë NUK I MUNGOJNË INTELEKTUALËT, STUDIUESIT, HULMTUESIT, shoqata  apo individë në Sicili, Molise, Abruzzo, Puglia, Campagna, Bazilicata.

Kalabria është prezantuar me e dy federata UNIARB E FAA, me presidentët e tyre Damiano Guagliardi e Italo Elmo, janë gjithësej 70 shoqata. Nëse i pyet ata të përgjigjen se  i vetmi istituzion që kanë gjetur disi mbështetje deri tani  ështa QSPA në Tiranë me drejtoreshë profesoreshe Diana Kastrati, e cila mundohet që tiu japi këtyre arbëreshve hapsirë për punën që bëjnë  këta arbëresh të sotëm, të cilët përballen me vështirësitë e asimilimit, që ata të ndihen të gjallë, se këta njerëz nuk meritojnë të jenë  “invisibile”,  sepse nuk janë as inferior, dhe as pushtuar nga deliri i madhështisë,  por këta individë, janë ai popull,  që fal tyre egziston Arbëria!   

 

Kjo Arbëri, me një mori njerëzish që në forma të ndryshme kanë demostruar që janë në shërbim të saj që ajo mos të shuhet. Ata janë studies, gazetarë, poet, divulgator, artistë të artit, Teatërit, koreograf, disa prej tyre mund ti përmendim:  Fancesco Marchianò, Genaro de Cicco, Franceso Perri, Mario Massaro, Angelo Luzzi, Mario Bellizzi, Arkitekti  Attanasio Pizzi,  kritiku letrar Mario Guido, Vicenzo Perrelli,  divulgatori Calogero Raviotta, poetesha dhe biblotekaria Giusi Skiro,  divulgatori Lino Parrino, Giorgio Cuccia,  Mësueset Klaudia e Sara në Hora e Arbëreshëvet. Prof Tommasia në Kontessa Entellina,  Anna Stratigo dhe grupi i saj Vuxhe grash, Ambrogio Bellizzi,  mësuesja Maria Antonietta Rimoli, Lucia Martino me teatrin e saj, av Ylli Pace,  Mikele Greco divulgator i kulturës arbëreshe,  Emanuele Rossanova shembulli i arbëreshit që gjuha do të jetoj, artistët  Santino de Bartolo,  Rocco Marco Moccia, Mimmo Imbrogno, në rrjet si Franco Vasto, Nicola Mele, e shumë e shumë të tjerë që Arbëria është krenare për ta!  

 

Në vijim, tre Abetare që kemi vënë në përdorim  viti 1996, 1999, dhe  2001 Alfabetizzazionin  të cilat i kemi vënë në përdorim pranë Bibliotekës A. Bellusci. Ku ishin krijuar dy gruppe fëmijësh. Njëri grup me fëmijë arbëresh  dhe tjetri me fëmijet e diasporës.

Ishin të parat abetare që mundëm të fusnim nga Shqipëria, dhe siç e shikoni  abetare të përdorura që mban përsipër edhe emrin e nxënëses që e ka patur.

 

Shumë fëmijë emigranti  nisën të shkruanin dhe të lexonin shqip, në e Kozencë, ku Ishte në fillim At Bellusci dhe më vonë në Bibliotekën A. Bellusci  ku  hapëm pika mësimi për arbërisht.

 Ju lutem mos gjykoni mirëmbajtjen e këtyre abetareve të cilat vinin nga Shqipëria dhe që me shumë siklet i gjenim në  ato vite. Ishin kohë revolta dhe mezi lëvizje nëpër Shqipëri, ku edhe vet shqiptarët kishin mungesë teksti. Kush i ka përjetuar ato momente, me siguri  i kujton ato vite kur populli shqiptar nuk kishte abetare, tirazhi siç e shikoni  ishte vetëm  80.mijë kopje. Siç e shikoni edhe kjo është pjesë, është pjesë asaj  historie të pashkruar, por  le ta rrëfejmë  një herë tjetër.

 

Pushime të mbara të dashur kolegë, dhe sfida të tjera na presin mbi botën arbëreshe me shpresën që të gjithë bashë Istituzione, akademi, grupe, federata, shoqata, të gjithë së bashku për të mirën e Arbërisë të arrihet Unifikimi i arbërishtes, të 52 ngulimeve. Të  hapen klasa ku fëmijët arbëresh të studjojnë gjuhën arbërore në shkollat e shtetit.

Një punë të madhe duhet të bëhet me nënat, të cilat të sensibilizohen dhe të rregjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla por edhe vet të marrin pjesë në kurse që gjuha të flitet në familje.

Jemi me fat që të parët tanë janë folur një nga gjuhët më të lashta dhe gjuhën më të lashtë që sot për sot mbi jeton. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse këtë fat ta kishin, Anglezët, Gjermanët, Francezët, etje

Prandaj sa më shumë gjuhë të huaja por, mos lini gjuhën shqipe, gjiuhën e tingullit të fjalës një rrokshe, gjuhën e natyrës.

 

A janë gati Arbëreshët për Unifikimin e Gjuhës së

 

At Bellusci  qershor 2024,duke u dhënë një leksion mbi fjalët arbërshe. Gluha\gjuha, pjaku\plaku, klish\Qisha, dora, buka, uji, hunda, koca\ koka, gota\ qelqi

 



 

A janë gati Arbëreshët për Unifikimin e Gjuhës së

Tre tektet e përdorur si për fëmijët në diasporë ashtu edhe për arbëreshet

A janë gati Arbëreshët për Unifikimin e Gjuhës së

 

Viti 1997.Gramatika-Drejtshkrimi-Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar

 

A janë gati Arbëreshët për Unifikimin e Gjuhës së

Abetare e vitit 1995,tirazhi 80 mijë kopje. Nuk plotësonte as nevojën e Shqiptarëve në ato vite.

 

 

A janë gati Arbëreshët për Unifikimin e Gjuhës së

 

 

 

Nuumëri i parë i Bolletini eklaziatik 1925, Peshkopi Giovani Mele

 

 

 

Gazeta Notizzie \Lajme . nr i parë 1-6  viti 1989. Drejtori i saj At . A. Bellusci, edhe pse një gazetë eklaziatike, trajtoheshin tema të karakterit laik.Në numërin e parë të saj At Bellusci trajton temën  mbi çështjen e Kosovës./Tema