Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, të enjten do të vizitojë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). “Hakan Fidan, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Türkiyes, do të bëjë një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në emër të Presidentit Erdoğan, që do të mbahet në Shkup më 13 qershor 2024, nën kryesimin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të vendit.

Në kuadër të samitit pritet që Fidan t'u drejtohet të pranishmëve dhe të zhvillojë takime dypalëshe./aa