Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike ra me gati 22 % gjatë vitit 2022.
Instituti i Statistikave (INSTAT) raporton se gjatë vitit që lamë pas prodhimi neto vendas I energjisë elektrike llogaritet në vlerën 7.003 GWh, nga 8.963 GWh energji të prodhuar në vitin 2021.
Të dhënat e INSTAT-it, tregojnë se ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55.1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 44.2 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaikë) në masën 0.7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.044 GWh nga 2.253 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35.1 %.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.123 GWh nga 2.800 GWh duke shënuar një rënie me 24.2 %./ATSH