Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian”.
Me këtë projektligj synohet të garantohet pavarësia funksionale e Agjencisë për të kryer funksionet e saj në përputhje me marrëveshjet kuadër IPA, duke ndjekur praktikat e mira ndërkombëtarisht, e në vijim për të ofruar një punë me cilësi dhe standard të lartë.
Projektligji parashikon përcaktimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës, sipas rekomandimeve të Departamentit të Politikave të Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR), në përputhje me marrëveshjet kuadër IPA. Ndërkohë, kompetencat e auditimit do të ushtrohen nga Drejtori i Përgjithshëm.
Projektligji ështe hartuar nga Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian sipas rekomandimeve të Departamentit të Politikave të Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR). Kjo duke synuar një përmirësim të standardeve profesionale dhe një mbikëqyrje më efikase të fondeve të BE- së. Ky hap vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë për të rritur transparencën dhe menaxhimin efektiv të fondeve të asistencës evropiane në procein e integrimit në BE.
Miratimi i këtij projektligji nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit, thuhet në dokumentin e publikuar për konsultim publik./Scan