Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian urdhëroi sot Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për "shkelje serioze" të rregullave të bllokut për azilin.

Në një deklaratë, gjykata tha se ajo gjithashtu urdhëroi Hungarinë të paguajë një gjobë prej 1 milion eurosh në ditë për vonesë për "mospërmbushje të vendimeve të Gjykatës së Drejtësisë".

"Ky dështim, i cili konsiston në shmangien e qëllimshme të zbatimit të një politike të përbashkët të BE-së në tërësi, përbën shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht serioze të ligjit të BE-së", thuhet në deklaratë./aa