Të paktën 30 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 37.232 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Në një deklaratë të ministrisë thuhet po ashtu se rreth 85.037 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet.
"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata", shtoi ministria.
Izraeli është përballur me dënim ndërkombëtar për ofensivën e tij brutale kundër Gazës, e cila ka reduktuar në gërmadha një pjesë të gjerë të territorit bregdetar, krahas mungesës së nevojave dhe kufizimeve të vazhdueshme izraelite ndaj hyrjes së ndihmave.
Tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade të dëmshme ndaj ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në GJND, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj./aa