Një moment i mrekullueshëm ka ndodhur në Adiyaman.

Në ditën e 7-të të tërmetit, 8-vjeçari Hacı Ahmet Eyici u shpëtua i gjallë.

 Ahmeti, sapo u nxorr nga rrënojat kërkoi ujë.

Salih Hoşbak, i cili është në krye të Zjarrfikësve të Komunës Çorum the se:

"Shteti ynë është shumë i fortë. Që në ditën e parë të tërmetit janë mobilizuar të gjitha objektet. Ne hyjmë në rrënojat me saktësinë më të mirë. Dhe sikur të kalojnë 20 ditë apo 50 ditë, ne do të përpiqemi ta nxjerrim njerëz të gjallë."