Një ndërhyrje komplekse në zemër, u realizua me sukses nga ekipi i talentuar i mjekëve shqiptarë, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirku bëri të ditur realizimi i ndërhyrjeve të tilla komplekse në zemër, hap një rrugë të re drejt kirurgjisë së avancuar në Qendrën e dytë publike të Kardiokirurgjië.

 

“Punë e shkëlqyer e ekipit të mjekëve: Dr. Albi Fagu, Dr. Dervish Hasi, Dr. Ketion Menkshi, Dr.Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Nevila Çaushi, infermiere Eriselda Kica, Ervisa Kurti”, tha ministrja.

 

Doktor Albi Fagu bëri të ditur se në reportin e Kardiokirurgjisë pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” është realizuar për herë të parë, një procedurë komplekse te një pacient në moshë të re, në një gjendje kritike.

 

“Procedura e realizuar e ngre nivelin e kirurgjisë në spitalin Shefqet Ndroqi” në një dimension tjetër, për kryerjen e së cilës është e nevojshme ulja e temperatureës së trupit të pacientit, pra aplikimi i hiportemisë së thellë deri në 27 gradë. Për realizimin e procedurës u desh planifikim i nivelit të lartë dhe bashkëpunim perfekt mes stafit. Me plot gojën mund të themi se jemi krenarë që kemi nisur nj rrugë të re drejt kirurgjisë komplekse në spitalin tonë, që do të na hapë rrugën për procedura të tjera urgjente për trajtimin e aortës”, tha Fagu.

 

Edhe mjekja anesteziste, Marjeta Bilaj u shpreh se ky rast kërkonte konsiderata të veçanta nga pikëpamja anestetike.