Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me bashkëshortin Cash Warren.
Aktorja dhe biznesmenja, 43-vjeçare pranon se ajo dhe Warren, 45-vjeçar, kanë gjithmonë prioritet njëri-tjetrin.
“Duhet ta bëni. Duhet të gjeni kohë për njëri-tjetrin”, tha ajo për “PEOPLE”.
Edhe kur kanë axhendë të ngjeshur, sërish gjejnë kohë për njëri-tjetrin.
Ajo shprehet se është e nevojshme t’i japim prioritet vetes, të kalojmë pak çaste duke qeshur dhe larg teknologjisë.
Gjithashtu, Alba vlerëson ruajtjen e një perspektive realiste në martesë. Ajo u shpreh se edhe në çaste sfiduese, është e vetëdijshme për ndikimin pozitiv që partneri ka në jetën e saj. Alba thekson idenë për të vlerësuar dhe reflektuar nëse jeta do të ishte më e mirë pa partnerin e tyre, me konkluzionin konsistent se nuk do të ishte.
Ata kanë tre fëmijë së bashku, Honor, 16, Haven, 12 dhe Hayes, 6. Ajo thekson se edhe kalimi i kohës si familje është gjithashtu i rëndësishëm. Rikujtojmë se aktorja luan në filmin e ri aksion të “Netflix”-it, “Trigger Warning” që do të dalë në 21 qershor./BalkanWeb