Vajza e Linda Halimit, Kaimana po ndjek hapat e nënës.
Ajo ka realizuar këngën e saj të parë dhe copëza të saj, artistja i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
“Make me feel” quhet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.
“Ju prezantoj me yllin e ri, Kaimana. Kënga e parë që do të dalë së shpejti prodhuar nga unë. Ajo ka studiuar mamin për një kohë të gjatë dhe donte të realizonte vetë një këngë dhe ja rezultati. Shpresojmë që do t’ju pëlqejë dhe do ta mbështesni atë”, ka shkruar Linda./BalkanWeb