Tetë persona që u pushuan nga SpaceX ngritën një padi kundër pronarit të kompanisë, Elon Musk, duke pretenduar se u pushuan nga puna për "kritikë ndaj mjedisit të punës".
Ish-punonjësit pretendojnë se janë pushuar nga puna në vitin 2022 për shkak të një letre që i kanë dërguar menaxhmentit për problemet në punë.
Katër nga nënshkruesit e letrës janë shkarkuar menjëherë pas dërgimit të letrës dhe të tjerët janë shkarkuar pas një hetimi të brendshëm.
Si provë në padi, ata cituan gjithashtu disa nga postimet e Muskut në mediat sociale duke pretenduar se ankesat e tyre për një mjedis të papërshtatshëm pune në SpaceX shpesh injoroheshin.
Ata kërkojnë dëmshpërblim monetar nga kompania me shpjegimin se janë “liruar padrejtësisht”.
Në një letër që i dërguan menaxhmentit gjatë kësaj periudhe, ambienti i punës quhej "strehë e kafshëve" dhe thuhej se postimet e Muskut në platformën X ishin "të turpshme"./TRT