Pavarësisht pengesave dhe vështirësive të Izraelit, rreth 30 mijë myslimanë palestinezë dhe të huaj e falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli edhe këtë javë vendosi kufizime ndaj palestinezëve që duan të falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Policia izraelite ngriti postblloqe në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa dhe pengoi disa palestinezë të hyjnë në Al-Aksa. Forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aksa gjatë predikimit dhe lutjes së xhumasë, parandaluan hyrjen e shumë njerëzve dhe arrestuan një person.
Policia izraelite kufizon kalimin e shumë palestinezëve që vijnë nga provinca të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke pretenduar se ata "duhet të marrin leje të posaçme".
Sipas Administratës së Fondacioneve Islamike të Kudsit, 30 mijë njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa.
Policia izraelite ka vendosur kufizime të ashpra që kanë penguar dhjetëra mijëra njerëz të falen në Al-Aksa për 29 javë, që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës./TRT