Pogradeci është një nga destinacionet më të bukur edhe më magjepsës këtë sezon veror, që është zbukuruar akoma më shumë nga mjetet
Retro që sjellin një ndjesi të veçantë dhe nostalgji për të apasionuarit dhe interes të veçantë nga vizitorët vendas dhe të huaja.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ndau në rrjete sociale pamje nga makinat klasike deri te detajet e kujdesshme në një atmosferë të mbushur me stil dhe histori, që përcolli parada Retro, në Pogradec.
“Mos mungo të shijosh këtë udhëtim në kohë, të bëni foto me këto mjete të mrekullueshme dhe ndani momentet tuaja me miqtë dhe familjen. Pogradeci ju mirëpret me krahë hapur dhe me një pamje që nuk do ta harroni kurrë! Sepse ky qytet është i pashoq dhe pa një të dytë.” shkroi Xhakolli./ata