Teksa qeveria ka vendosur një objektiv të qartë për të shkuarmë tej me digjitalizimin dhe reformimin e shërbimeve tëadministratës publike, edhe sektori privat po përpiqet të kapëme shpejtësi hapat.

Mund të keni dëgjuar shpesh për zhvillimet e vrullshme nësektorin e Fin-Tech dhe pagesat e shpejta digjitale, por sektorii mikrofinancës po bën revolucion në sjelljen e nevojës përfinancim, një klik larg qytetarëve. Metoda e miratimit tëkredive të reja në sektorin e mikrofinancës zgjat jo më shumëse 30 minuta, ndërsa një sistem kompleks algoritmik, por edhemetodat më të fundit bashkëkohore të njohjes së fytyrës dhe tëdhënave të tjera biometrike ka bërë që klientët të kursejnëkohë dhe t’i japin zgjidhje kërkesave të tyre urgjente për para, gjithçka vetëm nëpërmjet telefonit.

Inovacioni i nxitur në këtë sektor ka kulmuar me krijimin e aplikacioneve për të gjithë përdoruesit e telefonit. Vetëmnëpërmjet identifikimit me numrin personal, klienti merr nëkohë reale të gjitha njoftimet, afatet dhe pagesat që duhet tëbëjë për kredinë e marrë.

Një staf i tërë, i quajtur si reparti digjital i kompanisë, bënverifikimin e të gjitha këtyre të dhënave, privatësia e të cilaveruhet sipas ligjeve të brendshme të kompanisë, por edheligjeve të shtetit shqiptar. Një tjetër inovacion i rëndësishëm iarritur nga këto institucione është nënshkrimi digjital. Në këtëaspekt, një punë e rëndësishme ligjore është bërë edhe nëbashkëpunim me Bankën e Shqipërisë. Më pas qytetarëtlehtësisht mund t’i tërheqin paratë në shumë institucione tëtjera financiare të cilat kanë mijëra pika të shpërndara nëpërterritorin e Shqipërisë, duke e bërë shumë më të aksesueshmepër pjesën e pashërbyer të popullsisë nga bankat. ShoqataEvropiane e Mikrofinancës ka vlerësuar se transformimi idigjital është çelësi për përfshirjen e qytetarëve në shërbimefinanciare dhe eliminimin e burokracirave, që nxit rritjenekonomike dhe zbut varfërinë.

Këto aplikacione arrijnë të japin edhe shërbimin e nevojshëmtë portofolit digjital ku lehtësisht mund të fusësh apo tërheqësh para, ndërsa në të njëjtën kohë një sërë kompanishdhe biznesesh të vogla janë të lidhura me aplikacionin duke imundësuar reklamim efektiv një shumëllojshmërie biznesesh.

 

Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare ka përllogaritur se janë13.34 milion euro të investuara për t’i transformuarInstitucionet Financiare Jo Banka në rrugën drejt teknologjisëdhe inovacionit duke filluar nga 2017-ta. Sipas ShoqatësEvropiane të Mikrofinancës, 95% e Institucioneve FinanciareJo Banka e shikojnë transformimin digjital si mjaft tërëndësishëm duke e integruar në planet e tyre strategjike 3 – 5 vjeçare.

Në një anketim të kryer prej shoqatës në raportinvjetor të 2022-shit, vërehet se Institucionet e Mikrokredisë nëEvropën Lindore, ku bëjmë pjesë dhe ne, kanë prioritetkryesor rritjen e kënaqësisë së klientit, si dhe interes më tëmadh për të prezantuar produkte të reja, ndryshe nga simotratnë Evropën Veriperëndimore që kërkojnë të rrisin efikasitetin.

Këto investime mundësojnë ngritjen e stafeve të specializuaradhe trajtimit korrekt të shqetësimeve të klientëve, duke u bërëpararojë e zhvillimeve në sektorin e financës.

Shoqata e Mikrofinancës detajon se janë 32 831 trajnime të kryera gjatëkësaj periudhe për stafin, përafërsisht tre trajnime për staf nëvit, duke i dhënë një tjetër rëndësi kualifikimit të punonjësve. Ndërkohë jo më kot, në statistikat e pagave mesatare tëpublikuara nga INSTAT punonjësit në grupin e AktiviteteveFinanciare vijojnë të kenë paga më të larta se mesatarjakombëtare, ku kontribut të rëndësishëm jep dhe sektorijobankar.

Inovacioni në këtë sektor kontribuon edhe në menaxhimin mëmirë të riskut të portofolit. Nëpërmjet zgjidhjeve digjitale,institucionet e Mikrofinancës mund të gjurmojnë llogaritë e debitorëve, ndërsa klientët lehtësisht mund të kontrollojnë tëdhënat e kredisë së papaguar.

Më pas një sistem iautomatizuar bën përditësimin e menjëhershëm të ripagimit tëkredisë. Gjithashtu, nëpërmjet këtyre sistemeve mund tëgjurmohet menjëherë pozicioni financiar i kredimarrësit dhenë kohën e duhur mund t’i bëhet rikujtesë për të shlyerkredinë e mbetur.

Tanimë mbetet detyrë e Bankës së Shqipërisë për të ndjekurme rregullore zhvillimin e vrullshëm të këtij sektori që po revolucionarizon mënyrën se si qytetarët përfshihen nësektorin financiar në përditshmërinë e tyre./Tema