Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje më e qetë se sa mund të ishte, pasi shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së dy përfaqësueseve.

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

Personat janë në paraburgim, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas./Tema