Disa mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin në Sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit. Myftiu i këtij qyteti Agim Duka gjatë fjalës përshëndetëse para besimtarëve përcolli mesazhe të paqes, vëllazërisë, tolerancës dhe solidaritet më të vobektit dhe ata që kanë më shumë nevojë.


Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se Islami, tha gjatë fjalës së tij Duka, në këtë ditë të veçantë lobon për të drejtat e njeriut duke hedhur poshtë çdo akuzë qe i bëhet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, Myftiu i Elbasanit u bëri thirrje të rinjve për të manifestuar dashuri sa më të madhe për atdheun dhe të punojnë e sakrifikojnë sa më shumë për Shqipërinë në të ardhmen.

Gjithashtu Myftiu Agim Duka ,theksoi se të gjithë duhet ti përkushtohemi më shumë familjes dhe  gjithmonë të mbretërojë gëzimi, dashuria e mirëqenia./BalkanWeb