Me plis e flamurin kuqezi, tifozët shqiptarë kanë ‘pushtuar’ Dortumundin për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Rreth 50 mijë shqiptarë ishin në stadiumin e Dortmundit, ndërsa të gjithë mund t’i gjeje lehtësisht nëpër rrugët e qytetit Gjerman.
Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi sjell atmosferën nga Dortmundi, ndërsa tifozët për Report Tv bënë edhe parashikimet për rezultatin e ndeshjes Itali-Shqipëri.
Një prej tifozëve ka udhëtuar nga Berati për 36 orë. Krah tij është dhe një tifoz që tregon se e ka ndjekur kombëtaren në çdo ndeshje që në 1984.
“Nga Berati, kemi 36 orë që udhëtojmë me makinë. Shumë shqiptarë. Fitojmë ne, Asani një gol. 1 me 0, fitojmë ne.
2 me 1 ka mbaruar për ne shoku. Broja, Asani gol, hajde gëzuar. Nga Lushnja, ja ku e kemi flamurin.
2 me 1. Sa kemi ardhur, kemi nja një orë.
2 me 1 për Shqipërinë. Kam ardhur nga Parma në Itali, jam gjak shqiptari”, thonë tifozët për Report Tv./Shqiptarja