Qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali nga Fan Zone në Sheshin Skëndërbej në Tiranë. Këto janë foto me dron nga Reuter që tregojnë pamjet nga Fan Zone.
Pjesa më e madhe prej tyre ishin tifozë shqiptarë të cilët u bënë bashkë për të përjetuar emocionet e kësaj ndeshje.
Shqipëria humbi me Italinë, me rezultatin 1-2, ndërsa kombëtarja shqiptare ka edhe dy ndeshje, një me Kroacinë dhe një me Spanjën.
Fan Zonë në shesh do të qëndrojë hapur përgjatë gjithë muajit të europianit./Shqiptarja