Anija shqiptare “Butrinti” u kthye nga misioni 25-ditor në detin Mesdhe, ku bashkë me anijen kroate “Dubrovnik” patrulluan për sigurimin e linjave detare të transportit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga misioni i anijes “Butrinti”, ndërsa vlerësoi profesionalizmin e treguar nga forcat detare shqiptare.

“Ekuipazhi shqiptar tregoi edhe njëherë profesionalizëm dhe nivel të lartë përgatitjeje në zbulimin, verifikimin dhe ndalimin e mjeteve lundruese që tentojnë të cenojnë sigurinë e mjeteve detare që ushtrojnë aktivitetin e ligjshëm të transportit, tregtisë, turizmit apo peshkimit”, u shpreh Peleshi./ata