Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej më shumë se 100 milionë eurosh që Shqipëria duhet t’i paguajë Françesko Becchetit, pronarit të televizionit, Agon Channel, që u mbyll nga qeveria shqiptare.

 

Në një status në “Twitter”, Rama thotë se para çdo fushate zgjedhore del lajmi se Beccheti i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln €.

 

Kështu do të ndodhë sërish, shkruan kryeministri, deri fushatën tjetër.

 

“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”-shkruan Rama.