Një tjetër gazetar ka humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, jepet informacioni lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 7 tetor 2023.

Në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës është vrarë gazetari Mahmoud Qasem i cili punonte për gazetën "Palestine".

Më tej theksohet se është rritur në 151 numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023.

"Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar", thuhej në një deklaratë të publikuar më parë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 37.347 palestinezë, përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.372 të tjerë./aa