Një ekip i kardiokirurgëve dhe kardiologëve nga Türkiye, në kuadër të misionit “Muntada Aid”, në dhjetë ditët e ardhshme do të kryejnë ndërhyrje kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër, si dhe ekzaminime kardiologjike.

Mjekët turq, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të misionit “Muntada Aid”, janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Goëing, drejtoresha e Klinës së Pediatisë, Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza dhe ushtrues detyre drejtor i Klinës së Kardiologjisë, Shpejtim Shurdhiqi.

Azizi në fjalën e tij falënderoi falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë nga ndërhyrjet në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit

Ambasadroi Hargreaves, nga ana e tij, u shpreh i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim Cansaran, i cili po ashtu shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Ekipi mjekësor përbëhet nga kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknik të anestezionit. Misioni ka nisur sot dhe do të zgjasë 10 ditë./aa