Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar edhe njohja e Kosovës nga ky shtet. Zyrtarët atje kishin paralajmëruar se njohja pritet të finalizohet gjatë një vizite të Osmanit. Në këtë çështje është përzier edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili kishte thënë se nuk beson që Nairobi do ta njohë Kosovën. Sidoqoftë, Presidentja Osmani e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto.

Osmani ka thënë se kjo është hera e tretë që po takohen brenda një viti.

Ajo shtoi se kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.

“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias.”/SyriNet