Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, YaÅŸar Güler, mori drejtimin e ministrisë nga ministri i deritanishëm Hulusi Akar.

 

"Unë po marr flamurin sot. Qëllimi ynë është ta ngremë këtë flamur edhe më lart", tha Güler në ceremoninë e dorëzimit në kryeqytetin Ankara, duke shtuar se prioritet i tij do të jetë lufta kundër terrorizmit.

 

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e vendit tonë derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, theksoi Güler.

 

Ai gjithashtu falënderoi Akarin për "rolin e tij aktiv" në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Türkiye, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë kufitare.

 

Nga ana e tij, Akar tha se gjatë mandatit të tij që nga viti 2018 ka mbrojtur të drejtat dhe interesat e Türkiyes si në rajon ashtu edhe në botë.

 

68-vjeçari Güler, i cili më parë shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes që nga viti 2018, u emërua ministër i Mbrojtjes Kombëtare nga presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan pas fitores së tij në zgjedhjet e 28 majit.

 

ErdoÄŸan të shtunën zbuloi kabinetin e tij të ri pas ceremonive të betimit në parlament dhe kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara./AA