Poliklinika e Specialiteteve në Durrës e rikonstruktuar tërësisht me mbështetjen e buxhetit të shtetit pritet të hapë dyert këtë sezon turistik.
Lajmi i u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila vizitoi mjediset e kësaj poliklinike.
Ministrja Koçiu tha se kjo poliklinikë mban peshën kryesore të ofrimit të shërbimit shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët, të cilët e kanë zgjedhur qytetin bregdetar gjatë sezonit të verës.
Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.
Një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara./ata