Një mjet fluturues pa pilot (UAV) i ushtrisë izraelite ka kryer një sulm ajror ndaj një automjeti që udhëtonte në jug të Libanit.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, sulmi ajror ndodhi në rrugën për në vendbanimin Al Burgaliye, në veri të qytetit bregdetar të Libanit, Sur.
Si pasojë e sulmit raportohet se automjeti është djegur në masë të madhe dhe ambulancat janë dërguar në zonën e incidentit.
Ushtria izraelite kreu sulmin e fundit të ngjashëm ndaj një automjeti të anëtarëve të Hezbollahut në jug të Libanit në ditën e parë të Kurban Bajramit./aa