Në Shkup do të mbahet Forumi ekonomik Türkiye-Maqedoni e Veriut.
Forumi do të mbahet nën udhëheqjen e Qendrës Ballkanike të Kërkimeve Strategjike (BASAM) më 27 shtator të premten në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).
Në forum pritet të marrin pjesë 33 kompani nga Türkiye si dhe 55 nga Maqedonia e Veriut nga sektorë të ndryshëm, ndërsa do të diskutohet për mundësitë tregtare dhe investuese ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut.
Këshilltari për Tregtinë në Ambasadën turke në Shkup, Sinan Tanrıöver, do të bëjë një prezantim ndërsa më pas do të mbahet paneli të cilin do ta moderojë deputeti i legjislaturës së 24-të për Izmirin dhe kreu i BASAM, Rifat Sait.
Pas panelit do të mbahen takime B2B midis kompanive turke dhe ato nga Maqedonia e Veriut.
Në forum do të marrin pjesë; Hakim Suma, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Refik Xhemaili, drejtori i Agjencisë "Invest North Macedonia", Fatih Ulusoy, ambasadori turk në Shkup, Beycan Ilyas dhe Salih Murat, deputetë nga Maqedonia e Veriut, Erdoğan Saraç, kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve (TMBH), prof.dr Lütfi Sunar, rektori i IBU-s, Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Arkan Kerim, nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Metin Karakoca, konsulli i nderit i Paraguajit në Mersin dhe anëtar i DEIK, Imer Selmani, nënkryetar i Odës Tregtare Maqedoni-Türkiye (MATTO), Şahpaz Molaliev, sekretari i përgjithshëm i MATTO, Bujar Dullovi, kryetari i Shoqatës së Esnafëve, Çetin Akın, kryetari i Komunës së Turgutlu Manisa.
Në kuadër të panelit do të mbahen aktivitete të ndryshme në disa vende./aa