Vrasësi i babait të Dan Hutrës, i ka bërë thirrje shtetit që t’i ruaj familjen, pasi ndihen të kërcënuar.
Në një bisedë telefonike në ‘News 24’ ai u shpreh se ka vrarë babain e Dan Hutrës për arsye prone dhe tashmë e ka kryer dënimin për vrasjen.
“Unë Rrahman Selen nuk e njoh kurrë. As kam pasur të bëjë me te fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutrës. E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëjë thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Kur ndodhi masakra mu duk sikur pashë familjen time. Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhënia ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të vrasë një njeri që ska pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti. Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time.”, tha ai.