Një nga dy tragetet e Barit ka mbërritur me dy orë vonesë në Portin e Durrësit për shkak të erës me drejtim nga jugu, e cila ka vështirësuar lundrimet.
Natën e kaluar tragetet janë nisur në kohë nga Porti i Durrësit. Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, pasdite era ndryshon drejtim duke sjellë rënie të temperaturave por jo probleme në lundrim.
Sot anijet e vogla të peshkimit nuk kanë dalë për shkak të motit të paqëndrueshëm në det të hapur.