Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka hapur fazën e dytë të aplikimeve për specializimet prioritare për mjek urgjence dhe familjeje.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot shembullin e Doktor Adlei Bashës i cili ka zgjedhur që të kryejë specializimin për mjek familje.
“Prioriteti ynë, rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore edhe në kujdesin shëndetësor parësor si porta e parë e përballjes së pacientit me sistemin ndërsa po punojmë për shtrirjen e mjekësisë familjare me 10 qendra deri në vitin 2025”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale
Doktor Basha tha se “i jam përgjigjur pozitivisht thirrjes së ministres për aplikimin për specializimin si mjek familje dhe mjek urgjence. Unë zgjodha mjekësinë e familjes”.
Këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor.
Afati i aplikimit për dy degët e specializimit në fushën e mjekësisë është nga data 18-24 qershor./ata