Ushtria izraelite bastisi qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Sipas informacionve të siguruara nga dëshmitarët, ushtria izraelite kreu bastisje në Jenin si dhe kontrolle ndaj shtëpive dhe bizneseve të palestinezëve.

Ndërkohë u shënuan përleshje mes forcave izraelite dhe popullatës palestineze të zonës të cilët reaguan ndaj bastisjes.

Gjithashtu forcat izraelite në orët e mëngjesit kryen bastisje dhe arrestuan palestinezët në shumë qyteza në Bregun Perëndimor, kryesisht në kampin e refugjatëve Al-Fariah në afërsi të qytetit Tubas.

Nuk është dhënë informacion i detajuar lidhur me numrin e palestinezëve të arrestuar.

Që kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve.

Që nga 7 tetori 2023 e deri më tani 550 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim./aa